Ernest Muçi ka gjetur golin e parë me Beshiktashin në Turqi, duke i shënuar skuadrës së Istanbulsporit.

Në minutën e 54’ të takimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare lëshoi një predhë nga jashtë zone, me portierin që e kishte të pamundur ta kapte.

Kjo është ndeshja e tretë për Muçin me skuadrën e Beshiktashit, që nga transferimi i tij pak javë më parë.

Kliko link për të parë golin