Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar në rrjetin social ‘X’ pamjet nga takimi që pati në Trianë edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, me të cilin shkruan se bisedoi lidhur me mundësinë e lehtësimit të bashkëpunimit mes kompanive të mbrojtjes ukrainase dhe kroate sa i takon pajisjeve të shpëtimit dhe prodhimit të dronëve.

“Në Tiranë u takova me kryeministrin kroat @AndrejPlenkovic dhe shpreha mirënjohjen për ndihmën e Kroacisë për vendin dhe popullin tonë, duke përfshirë çminimin humanitar dhe rehabilitimin e ushtarëve dhe fëmijëve ukrainas.

Ne diskutuam perspektivat për një Forum të Industrisë së Mbrojtjes Ukrainë-Ballkan dhe ramë dakord të lehtësojmë bashkëpunimin midis kompanive të mbrojtjes ukrainase dhe kroate në fushat e çminimit, pajisjeve të shpëtimit dhe prodhimit të dronëve. Unë vlerësoj mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO. Ne diskutuam gjithashtu çështjet aktuale të sigurisë rajonale”- shkruan Zelensky.