Pak më parë ka mbërritur në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën dhe Europën Juglindore, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç pritet të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet miratuar. Duket se lideri serb do të kërkojë që nga teksti të hiqen sanksionet kundër Rusisë dhe shprehja: ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit.

Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “shteti” por “Gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor”, kjo pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.