Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi paralajmëroi se nëse opozita vazhdon me këtë rrugë brenda rregullave ata do vazhdojnë me kërkesat e tyre për t’i përjashtuar.

Çuçi u shpreh gjithashtu se kjo që po ndodh nga opozita është një teatër kukullash. “Ata nëse do vazhdojnë kështu, sigurisht edhe ne brenda rregullave edhe kushtetutës do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare apo komisionet

Askush nga deputetët që nuk janë përjashtuar nuk janë ndaluar.

Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar dhe vendosi përpara për ti futur me zor, nuk është as absurd, por teatër kukullash”, tha Çuçi.