14 persona kanë rënë në prangat e policisë pas trazirave që shpërthyen në një qendër pritje për emigrantët e paligjshëm pranë Romës. Dy oficerë policie dhe një ushtar u plagosën në trazirat e së dielës kur emigrantët e huaj arritën të dilnin me forcë nga objekti.
Emigrantët e huaj i vunë flakën dyshekëve dhe hodhën gurë në drejtim të stafit. Trazirat gjatë së dielës u shkaktuan pas vetëvrasjes së një 22-vjeçari nga Guinea në këtë qendër i cili i dha fund jetës duke përdorur një çarçaf.
Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës ndërsa përpiqeshin të rifitonin kontrollin e objektit Ponte Galeria. Grupe të shoqërisë civile thonë se emigrantëve të huaj shpesh u mohohet aksesi në kujdes shëndetësor dhe mbrojtjen ligjore.
Çështja e emigracionit është një sfidë e madhe për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni e cila që me marrjen e detyrës e ka bërë një prioritet zgjidhjen e kësaj çështje.