Shpërthim me tritol në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr4. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se lënda plasëse është vendosur në në banesën e Ilir Koçiljas, në pjesën e jashtme të dritares. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Kujtojmë se Ilir Koçilja vrau pak ditë më parë me thikë Halil Kokën, vrasje që ndodhi pas sherrit për vendin e parkimit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.