Të tjera hije zgjaten mbi Red Bull. Përveç Formula 1, edhe Ford, partner komercial që nga 2026, ka kërkuar të sqarohet gjithcka në lidhje me hetimin e brendshëm të nisur kundër shefit të skuadrës Christian Horner, që akuzohet për ngacmime seksuale ndaj një vartëseje. Kompania e njohur amerikane ka shprehur shqetësim mbi cështjen, duke konfirmuar se kërkon nga skuadra austriake, të njëjtat standarte të integritetit dhe korrektësisë si të sajat. Por nuk mbaron këtu, prestigjiozja Financial Times bën të ditur se Ford mund të anulloja akordin e ndërmarë me Red Bull.
E përditshmja britanike këmbëngulë se lamtumira e Ford është një mundësi reale teksa shkruan, “sipas personave që kanë dijeni për natyrën e këtij partneriteti, Ford ka mundësinë për tu shkëputur nga akordi me Red Bull në cdo moment që dëshiron”. Pra bëhet fjalë për një klauzolë të hartuar që një vit më paparë kur u ratifikua kontrata dhe bashkëpunimi mes palëve. Përballë një skenari të tillë, kërkesa për integritet maksimal dhe korrektësi në hetim, e formuluar nga shefi i repartit të Motorsport të Ford, Mark Rushbrook, merr një domethënie dhe ton edhe më të fortë.
Në këtë mënyrë, në pritje që të ketë një qëndim në lidhje me cështjen Horner, është në diskutim një akord i hartuar një vit më parë. Partneriteti mes Red Bull dhe Ford u zyrtarizua në 3 shkurt 2023 në New York. Marka amerikane impenjohet për të furnizuar me motorë skuadrën austriake duke nisur nga 2025. Një kontratë pesë vjecare me kohëzgjatje minimale deri në 2030, por që tani është në rrezik.