Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad.
Arrestimet erdhën pas një bastisjeje të përbashkët nga policia dhe zyrtarët e agjencisë turke të inteligjencës MIT në Stamboll dhe qytetin perëndimor të Izmirit.
Një muaj më parë 34 persona me lidhje të dyshuara me Mossad u akuzuan për spiunazh. Presidenti i Turqisë e ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja të rënda” nëse synon të godasë anëtarët e Hamasit në tokën turke.
Turqia, ndryshe nga shumica e vendeve perëndimore dhe disa shteteve arabe, nuk e klasifikon Hamasin si një organizatë terroriste.
Raportet e mediave nëpërmjet zyrtarëve të paidentifikuar thonë se MIT zbuloi se Mossad po përdorte detektivë privatë për të monitoruar, fotografuar dhe gjurmuar anëtarë të dyshuar të Hamasit.
Presidenti i Turqisë e ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja të rënda” nëse synon të godasë anëtarët e Hamasit në tokën turke.