Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka reaguar pas vdekjes në burg të opozitarit rus Aleksei Navalny. Blinken tha se Navalny ishte njeriu që demaskoi rrënjët dhe dobësitë e regjimit të Putinit ndërsa theksoi se Rusia zyrtare është përgjegjëse për vdekjen e tij. Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalny ndërroi jetë këtë të premte, 16 shkurt, në ambientet e burgut, ku ishte transferuar në Arktik.
Navalny ishte një aktivist kundër korrupsionit, i cili u bë figura kryesore e opozitës kundër Vladimir Putinit në Rusi, duke organizuar protesta kundër Kremlinit. Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë helmimi që ishte e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.
Vdekja e raportuar e Navalany vjen pak para zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të vendosura për t’u mbajtur më 17 mars, ku Putin besohet gjerësisht për të fituar një mandat të pestë në një lëvizje që mund ta shohë atë të mbajë pushtetin të paktën deri në vitin 2030.