Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se vdekja e Navalny është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus.

Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.

Vdekja e tij është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia”, ka shkruar Hasani.