Partia Socialiste refuzon propozimin e Rithemelimit për të dhënë votën pro për amnistinë penale në këmbim të bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Propozimi u bë publik dje nga deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho nga studio e ‘Frontline’ në Report TV. Spaho e bëri të qartë kërkesën e cila pak lidhje ka me amnistinë.
Po në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri” Felaj e quajti të papranueshme kërkesën dhe fton Rithemelimin të jetë pjesëmarrëse në komisionin e Reformës Zgjedhore
“Zoti Spaho duhet ta dijë që komisioni i reformës Zgjedhore përfaqëson ato që quhen flukse të PD-së. Meqë PD i është prononcuar publikut se i është bashkuar në diversitet le ta pranojë këtë diversitet dhe në këtë komision. Komisioni merr parasysh konsensusin jo të grupeve por partive, e atyre që kanë mundësi të ndërtojnë një grup sipas rregullores. Për propozimin që ata bëjnë duhet të bjerë koncepti bipartizan prandaj e bën të papranueshme propozimin në këtë trajtë. Unë shpresoj të kuptojnë e të vijnë sa nuk është vonë.”
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, për Report TV nuk e tha se si do të mundet mazhoranca të gjejë 84 votat e domosdoshme ndërsa kujtoi se janë grupimet e opozitës ato që kanë pasur interesa të amnistojnë deputetët dhe njerëz pranë tyre.
“Secila nga pjesët e opozitës ka pasur interesa dhe janë munduar ti kamuflojnë këto interesa në publik, për të shpëtuar deputetë të tyre njerëz të tyre” tha Felaj
Tërheqja nga rendi i ditës i amnistisë seancën e kaluar nuk është vetëm shkaku i mungesës së 84 votave.
Rreziku i mosmiratimit të amnistisë penale për shkak të një parashikimi që ka rregullorja do ta detyronte kuvendin që në rastin do ta kishte mbajtur në rend dite dhe tia nënshtronte votimin draftin dhe nuk do të bëheshin 84 vota atëherë nuk do të paraqiste sërish para se të kalonin 6 muaj në kuvendin e Shqipërisë. Duhet të kuptoni se të kalojë 6 muaj nuk është e njëjta situatë do të humbiste kuptimi dhe iniciativa e Këshillit të Ministrave për të miratuar një nismë të tillë. Më pas do të duhej një ligj I ri”