Në ndeshjen mes ABC dhe Maranhão, në raundin e parë të Copa do Nordeste, në Brazil, ka ndodhur një episod i pazakontë. Maranhão po fitonte 2-1 ndaj ABC në një ndeshje që deri atëherë nuk kishte qenë e lehtë për mysafirët. Pikërisht atëherë, në 90’+2, gjyqtari i ndeshjes sinjalizoi një penallti në favor të ABC-së, e cila barazoi mikpritësit.
Episodi krijoi disa polemika, pasi Walfrido nga ABC, u ndalua nga Anderson Ceara dhe gjuajtja e sulmuesit vendas, u prit nga portieri Moisés. Megjithatë, përplasja mes mbrojtësit dhe sulmuesit nuk ka mjaftuar për penallti.
Por arsyeja e vendimit të arbitrit ishte ndryshe. Pas fishkëllimës së fundit, videot e shpërndara në rrjetet sociale nga tifozët e ABC-së treguan arsyen e vërtetë të penalltisë: mbrojtësi Yann Baldez nga Maranhão, preku topin me dorë kur përgëzoi portierin Moisés për pritjen e tij. Kaq ka mjaftuar për arbitrin.