Rei Manaj është njeriu i momentit te Sivaspori në Turqi, me sulmuesin shqiptar që tundi rrjetën për herë 13-të në Superligën Turke dhe 17-të në sezon.

Në sfidën me Hatajsporin në transfertë, 26-vjeçarit i mjaftuan vetëm 18 minuta për të kaluar në avantazh skuadrën e tij me një supergol nga goditja e dënimit.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që Manaj e tund rrjetën nga goditja e dënimit, pasi në të njëjtën mënyrë shënoi dhe në takimin e fundit kundër Rizespor.

Kliko link-un