Një moment komik ka ndodhur në shtëpinë e BBV me Gazin dhe Sarën. Ajo po i fliste për një debat me Artën dhe po përpiqej të shpjegonte si kishte ndodhur situata. Mesa duket Gazi nuk paska fjet dhe aq rehat dhe ndërkohë që Sara fliste, atij iu mbyllën sytë dhe e zuri gjumi për disa sekonda.
Sara: Nuk kam nevojë të bëj thashetheme, thjesht i thashë Artës të rishikojë këtë gjënë që po bën, sepse edhe ti e ke bërë por s’ma ke bërë mua me tendencë për marketing të keq, ku di unë se ça më tha. Shikoje se ndoshta as ai nuk t’a ka bërë me tendencë, kaq ishte thelbi i asaj që po luftoja unë. Gazi i përgjumur shprehet: Ndoshta është tjetër gjë. Menjëherë pas kësaj fjalie ai mbyll sytë dhe fle.