Lopez ishte duke performuar këngën e saj të re “Can’t Get Enough” dhe duke kërcyer me grupin e saj në skenë kur një fije e flokëve të saj i ra nga koka. Kamerat e emisionit kanë regjistruar skenën kur JLo kërcen dhe një tufë flokësh i qëndron në njërën nga duart. Lopez përpiqet ta heqë atë dhe të rifillojë kërcimin. Ky moment i veçantë është bërë viral në internet orët e fundit, pasi është ripublikuar nga disa persona, kryesisht përmes platformës “X”.