Real Madrid nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në derbin kundër Rayo Vallecano-s, i vlefshëm për javën e 25-të të La Liga-s.
Një rezultat ky që i jep mundësi Girona-s së vendit të dytë të shkojë tri pikë larg Los Blancos.
Joselu është lojtari i parë spanjoll që ka shënuar tetë gola në 25 ndeshjet e para të Real-it në një sezon të La Liga-s, pas Alvaro Morata-s në sezonin 2016/17.
Rayo Vallecano 0 – [1] Real Madrid – Joselu 5′ – Video
Vetëm 3 minuta lojë kanë mjaftuar për miqtë që të zhbllokojnë ndeshjen dhe të kalojnë në avantazh.
Ka qenë Joselu që ka shënuar për Los Blancos pas një kundërsulmi të shpejtë.
Rayo Vallecano [1] – 1 Real Madrid – Raul de Tomas 28′ (P) – Video
Gol që është quajtur i rregullt pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion të dyshimtë jashtë loje.
Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 27-të duke barazuar me De Tomas. Sulmuesi i Girona-s ka shënuar nga pika e bardhë pas një prekje të topit me dorë të Camavinga-s në zonën e rreptësisë.
Në fundin e ndeshjes, Real Madrid ka mbetur me dhjetë lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të marrë në harkun e dy minutave nga ana e Carvajal.