Debati mes Romeos dhe Gracianos ka arritur në një tjetër nivel këtë mbrëmje. Mes banorëve nuk kanë munguar ofendimet dhe krahasimet e pahijshme me kafshët për të cilat u kujdesën në fermë.

“Delja të tha na ke turpëruar llojin tonë”, i tha Romeo-Gracianos.

Duket se Romeo nuk e ka kapërcyer faktin që miku i tij, Lisi është eliminuar për shkak të kutisë së pandorës që Graciano hapi, ku dërgoi në nominim atë, gazetarin dhe Heidin. Edhe pse ishte zgjedhja e tij, Graciano nuk është parë në gjendje të mirë emocionale pas daljes së Lisit nga shtëpia, megjithatë sipas Romeos kjo nuk e justifikon veprimin e tij.