Anselme Santos, një tifoz që mbështet kombëtaren e Bregut të Fildishtë dhe ishte i pranishëm në duelin dramatik me Senegalin, në Kupën e Kombeve të Afrikës, bëri një “gol” në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të ndeshjes. Videoja e filmuar në stadiumi tani është bërë virale…
Gjithçka ndodhi në “tetën” dramatike mes Senegalit dhe Bregut të Fildishtë, ndeshje e cila u vendos në penallti. Pas 120 minutash intensive, Bregu i Fildishtë mposhti 5-4 me penallti dhe siguroi një biletë për në çerekfinale, ku do të takohet me përfaqësuesen e Malit.
Gjatë ndeshjes Senegal kundër Bregut të Fildishtë në Yamoussoukro, një burrë i quajtur Anselme Santos, u kap duke flirtuar me një zonjë të re në tribunë.
Momenti u bë viral në rrjetet sociale dhe përfundoi duke i krijuar probleme burrit, pasi ai është i martuar dhe me fëmijë. Pas fishkëllimës së fundit të lojës, Anselme Santos u detyrua të jepte një reagim në hapësirën publike dhe u përpoq të dilte pafajësisht nga e gjithë kjo situatë.
“I kërkova numrin e telefonit. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh numrin, apo jo? Unë nuk isha ngacmues. Ishim në stadium duke u argëtuar, nuk e ngacmova. Unë nuk shkoj në stadium për të dalë me femra, para kaq shumë kamerave”,- u përpoq të shpjegonte burri.
Mirëpo, tifozi i kombëtares së Bregut të Fildishtë është i vetëdijshëm se pamjet e kapura nga kamerat televizive e komprometuan, ndaj ka shfrytëzuar momentin dhe i ka kërkuar falje gruas dhe fëmijëve:
“Pashë pamjet kur arrita në hotel. Të gjithë më telefononin dhe më thoshin se isha bërë virale në rrjetet sociale. Do të doja t’i kërkoja falje gruas sime, fëmijëve të mi, vajzës dhe familjes së saj! Thjesht po argëtoheshim në ndeshje, më vjen shumë keq ”, shtoi Anselme Santos.
Në pamjet e kapura nga kamerat televizive, shihet se burri është mjaft këmbëngulës, ndërsa e reja në krah të tij dukej e zënë ngushtë nga ajo që po i ndodhte:
“Ajo ishte qartazi e pakëndshme. Sikur donte ta hante. A nuk ju duan në shtëpi, zotëri?” , ka reaguar një komentues, në rrjetet sociale.