Mamaja e Blerina Metës, gruas së Pëllumb Metës që u vra disa ditë më parë në banesë nga fëmijët ka treguar se si ka vrarë vjerrën disa vitë më parë. Duke folur për emisionin me “Me zemër të hapur” në News 24, Sanije Tuga ka rrëfyer se si disa vite më parë ka vrarë vjehrrën, ngjarje e cila sipas saj ka ndodhur krejt aksidentalisht. Po ashtu ajo ka deklaruar se vjehrra nuk ka vdekur vërtetë, madje aludon se mund të jetë gjallë edhe sot.

“Unë jetoj me bashkëshortin. Jo nuk e kisha vjehrrën në shtëpi, isha e ndarë, jetoja në këtë banesë. Të gjithë fëmijët i kisha të martuar. Vinte vjehrra, e respektoja sikur s’më kishte bërë asgjë të keqe. Kur e ke prind të burrit, duhet ta respektosh. Fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Nuk i donte dhe as nuk i shihte me sy, nuk e di pse.

Asaj nuk i pëlqente sjellja ime. Më bënte magji, me helm. Kam jetuar shumë me të, derisa kam martuar fëmijën e vet. Jam ngritur vonë në mëngjes, thashë ti hek fishekun çiftes. E mbanin për mbrojtjen e pasurisë natës. E kisha në kuzhinë çiften, kur isha vetëm në shtëpi i vendosja fishekun. Atë natë fjeta gjumë në kuzhinë sepse isha sëmurë dhe ishte më ngrohtë. Qëllova me çifte, e kisha mbështetur në dritare. Vetëm kur e pashë që iu bë syri me gjak, e qëlloi teksa po ecte jashtë. Burri im Baftjari nuk u plagos, s’ishte në shtëpi. I thashë o nëna “çfarë ke”, nëna asgjë nuk kishte

Bihana mos është gjallë edhe tani. Mua më arrestuan, unë e kam tërhequr armë se di a me dashje apo pa dashje. Vetëm kur i kam parë gjakun tek napa, ajo u ul. Kruajti syrin dhe ju bë napa me gjak. Bëra 7 vite burg, bashkëshorti vinte dhe fëmijët. Bashkëshorti më ka falur sepse e kishte nënën shëndoshë e mirë, asgjë nuk kishte. Familjarët e bashkëshortit nuk më pranuan. Fizikisht nuk jemi konfliktuar asnjëherë”, tha ajo.