Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij. Ai theksoi se duhet të bëhet gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime në Ukrainë, ndërsa shtoi se Kievi mbështet integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne. Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike. Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime. Duhet të keni besim tek ne dhe stabilitet që do t’i sjellim BE. Mbështesim integrimin ne vendeve të BE. Faleminderit për bashkëpunimin dhe vullnetin e qartë. Ukraina dhe gjithë rajoni i Evropës juglindore duhet të vijojë bashkëpunimin. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por përfundimi i saj duhet të jetë një punë e të gjithëve ne”, u shpreh ai.