Një laborator i ri i inteligjencës artififiale është hapur në gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se 25 laboratorë të inteligjencës artificiale janë tashmë një realitet në shkollat në vend, duke hapur një horizont të ri mundësish për të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale
“Laboratori i ri i Inteligjencës Artificiale në Gjimnazin Arben Broci – Tiranë. 25 laboratorë të inteligjencës artificiale janë tashmë një realitet në shkollat tona, duke hapur një horizont të ri mundësish për të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale”, shkruan Rama në Facebook.