Deputetja Mimi Kodheli, në një lidhje me Skype në News24, u pyet nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kodheli theksoi se PS nuk po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Ajo shtoi se PS është partia më e madhe në vend dhe do ta tregojë forcën pas një viti në zgjedhjet e përgjithshme.

“Ne jemi të bindur se jemi duke bërë gjënë e duhur. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse është një ushtrim që është bërë më parë, kur ne kemi gjykuar se është e nevojshme. Ne e kuptojmë se jemi forca më e madhe në vend, por duhet të kuptojmë se ka shumë mënyra sesi t’i qasemi publikut.

Ne do ta tregojmë forcën që kemi pas një viti. Nuk e shoh fare të nevojshme që te kemi zgjedhje të parakohshme. Ne jemi në terren, ne e shikojmë rininë të interesuar, shikojmë edhe shtyllat e forta që kemi ne. Ne jemi tepër të vëmendshme ndaj zhvillimeve të partive të tjera të majta, sidomos në Europë. Ne jemi të konsoliduar në njohjet tona, në kontributet tona, kjo e bën më solid komunikimin”, u shpreh Kodheli.