Ilnisa dhe Meritoni janë të dënuar të qëndrojnë të ndarë pas thyerjes së rregullave të ‘Vëllait të Madh’. Por mesa duket as ky rregull, nuk i ka ndarë çiftin nga njëri-tjetri.

Banorët janë ulur në tokë në dhomën e gjumit për të konsumuar mëngjesin së bashku, edhe pse kanë qëndruar në distancë nga njëri-tjetri. Ata janë përshëndetur dhe kanë nisur të hanë secili në pjatat e veta përballë njëri-tjetrit.

Dyshja kanë fjetur në krevate të ndara gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përplasjeve që mund të kenë pasur ndonjëherë me njëri-tjetrin, çifti përsëri e ka pasur shumë të vështirë të qëndrojë në distancë. Ata kanë kaluar më shumë kohë me banorët e tjerë gjatë këtyre ditëve, por nuk kanë munguar edhe bisedat e vona romantike mes tyre edhe pse në krevate të ndryshëm.

Produksioni i ka ndaluar ata që të qëndrojnë në të njëjtat ambiente të shtëpisë dhe të flenë me njëri-tjetrin. Nëse ky rregull do të thyhet, atëherë Ilnisa dhe Meritoni do të shkojnë në një televotim kokë më kokë.