Gazment Bardhi, Kreu i Partisë Demokratike ka dhënë qëndrimin e tij në mbledhjen e grupit lidhur me diskutimet mbi negociatat me PS-në. Bardhi mësohet të ketë thënë se opozita ka arritur ta vendos në vështirësi mazhorancën.

Kreu i grupit të PD-së ka thënë se aksioni ka arritur disa nga qëllimet. I pyetur nëse është konsultuar me Berishën për negociatat, ai u përgjigj duke thënë “Se ish-kryeministri është në dijeni për gjithçka”