Shqipëria sfidon Kilin të premten me 22 mars, në një ndeshje miqësore që do mbahet në “Ennio Tardini” të Italisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mjaft optimizëm, ku do luhet për një rezultat pozitiv para Europianit. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, por natyrisht pati edhe rezerva, duke mos preferuar të zbulojë gjithçka para ndeshjes.
“Nesër do të ketë një stadium të mbushur plot me shqiptarë. Ne nuk po mendojmë për Europianin. Jemi të grumbulluar prej 3 ditësh dhe flasim vetëm për ndeshjet miqësore. Nuk ka miqësore. Kili vjen me lojtarë të rëndësishëm si Perez. Është ekip që është mësuar të luajë ndeshje të tilla.
Broja dhe Manaj mund të luajnë në një formacion sepse kanë karakteristika të ndryshme. Ky është moment special për ne dhe lojtarët” – Tha ai.