Gjyqtari Patrick Ittrich i shpëtoi jetën futbollistit Josuha Guilavogui gjatë ndeshjes që Bayern Munich fitoi 8-1 kundër Mainz 05 në “Allianz Arena”.

Në një moment të ndeshjes Guilavogui, që aktualisht luan për Mainz 04, mbeti i shtrirë në tokë, me probleme në frymëmarrje dhe u trajtua shpejt nga arbitri.

“Nëse dikush është i tillë, duhet të veprosh shpejt. Unë kam përjetuar shumë situata të tilla. Ai ishte bllokuar me gjuhën e tij. Duhet t’ia nxirrni dhe pastaj mund të marrë frymë”, shpjegoi vetë Ittrich për shtypin gjerman pas ndeshjes.

Në minutën e 33-të të lojës, Guilavogui u përplas me kokë me gjurin e shokut të tij të skuadrës Anthony Caci, pas një dyluftimi me Thomas Müller, duke mbetur i shtrirë në tokë.

“Askush nuk e kuptoi menjëherë seriozitetin e situatës”,- deklaroi Patrick Ittrich, i cili shpejt vuri në krah Guilavoguin, për të shmangur problemet e mbytjes.

Më pas ai mundi të largohej vetë nga fusha dhe u zëvendësua nga Edimilson Fernandes. Vetë Josuha Guilavogui, më pas e ka falënderuar gjyqtarin Ittrich për ndihmën e tij.

“Faleminderit shumë për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën e dhënë nga Patrick Ittrich, shokët e mi të skuadrës dhe mjekët e Mainz 05,”- tha mesfushori francez 33-vjeçar, i cili gjatë gjithë karrierës së tij luajti për Saint-Étienne, Wolfsburg, Girondins dhe FSV Mainz 05.