Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit, pas kapjes të një sasie armësh në Shkallnur të Durrësit. Balla shprehet se policia meriton përgëzime, për goditjet që po i jep grupeve kriminale dhe rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Postimi i ministrit Taulant Balla:
Policia e Shtetit📍Durrës po godet sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje.
Përgëzime për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale.