Mikel Arteta , trajneri i Arsenalit, komentoi për ‘TNT Sports’ kualifikimin në çerekfinale të Champions League, të fituar me penallti në ndeshjen kundër Portos:

“Kanë kaluar 14 vite, shumë të gjata për një klub si Arsenali dhe kjo tregon se sa e vështirë ishte. Ne krijuam një energji të pabesueshme në stadium, duke i shtyrë të gjithë ta bënin dhe së bashku ia dolëm. Te penalltitë shpresonim për më të mirën, por e dini që është pak fat.

I kishim përgatitur një ditë më parë, ndaj meritë kanë trajnerët e portierëve dhe të gjithë ata që kontribuan. Është vërtet e vështirë të luash kundër Portos, ata janë vërtet konkurrues, nuk patëm shumë momente ku mund të kontrollonim lojën, ata janë një ekip vërtet i mirë.”

Për momentin vendimtar të ndeshjes ishte edhe faktori ‘Emirates’: “Ne shënuam një gol në një moment vërtet të rëndësishëm, u përpoqëm të krijonim raste dhe në fund ia dolëm. Aksionet janë shumë të larta dhe çdo detaj është i rëndësishëm.

Ne i duam tifozët tanë, energjia që ata na transmetuan, thjesht na bëri të fitojmë. E pabesueshme që arritëm në çerekfinale, jemi aty ku donim të ishim. Ishim të duruar, punuam shumë, shumë lojtarë morën vendime të mira dhe treguan guxim në momente të vështira.”