Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë. Rama tha se janë regjistruar 29 mijë e 225 anëtarësime të reja në parti.

‘Dua t’i përgëzoj për përfshirjen aktive për ripërtritjen e partisë sonë, në këtë proces të rienergjizimit i cili ka preku çdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin Blendi Klosi për risinë e inxhinierimit të këtij procesi. Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plot 29 mijë, 225 anëtarësime të reja. Duam 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershorin e këtij viti.

Dmth edhe 20 mijë e pak që u shtohen këtyre që janë shtuar deri tani. E keni vënë re se sa me shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat, pasi skemi pritur që njerëzit të vijnë te ne por kemi shkuar ne te ata. Do të rishikojmë përbërjen çdo organizate socialiste. Burra e gra të çdo moshe, sa më përfaqësuar të jetë zona aq më e fortë do të jetë lidhja e PS-së me atë zonë.’- tha Rama.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi I dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Procesi i ri-jetëzimit të partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

AXHENDA

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”