Ka shkuar mbi 80 persona numri i të vrarëve nga sulmi terrorist I ndodhur dje kur persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë. Mes tyre ka dhe fë fëmijë.
Autoritetet shëndetësore thonë se mbi 145 është numri i të plagosurve, prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes, 22 mars 2024. Dy persona të dyshuar si atentatorë janë ndaluar në rajonin e Bryansk. Mësohet se gjatë operacionit ka pasur dhe shkëmbim zjarri.
Agjencitë botërore të lajmeve, mes tyre Reuters dhe BBC informuan se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.
Ndërkohë krerët e Shërbimeve të Sigurisë së Brendshme Ruse (FSB), Ministrisë së Brendshme, Komitetit Hetimor dhe Gardës Kombëtare Ruse i raportuan Presidentit Vladimir Putin mbi ecurinë e hetimeve për sulmin terrorist në sallën e koncerteve të qytetit Crocus. E bëri të ditur zyra e shtypit e presidentit rus, raporton Ria Novosti.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur teksa hyjnë në sallë hapin zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik. Në pamje, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin koncertin, alarmohen nga të shtënat me armë dhe tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën.
RIA-Novosti raportoi për së paku tre sulmues të përfshirë, ndërsa Interfax për së paku pesë. Vendndodhja apo fati i tyre është ende i paqartë.Salla shpërtheu në flakë pasi autorët hodhën edhe grantata.
Kievi ka mohuar të jetë pas këtij atentati. Nga ana tjetër ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev paralajmëroi Ukrainën se nëse kishte gisht në sulm, do të merrte përgjigjie “shkatërrimtare”. Javë më parë, SHBA paralajmëroi Rusinë se mund të ishte shënjestër e sulmeve terroriste.