Në “Allianz Arena” Bayern Munich humbi 0-2 me Dortmundin në “Klasiken” e futbollit gjerman.
Bavarezët e Tuchel “lajnë duart” kështu me titullin kampion duke ia ‘dorëzuar’ Bayer Leverkusen.
Golat për Dortmundin u shënuan nga Adeyemi në të 10 minutë dhe Ryerson në fundin e lojës. Leverkusen kryeson me 13 pikë më shumë se Bayern Munich, me Bundesligën që ka edhe shtatë ndeshje për të zhvilluar deri në fundin e sezonit.