Është mbyllur në barazim sfida e sotme e Bundesligës mes Freiburg dhe Bayern Munchen në rezultatin 2-2. Bavarezët nuk kanë mundur të marrin më shumë se 1 pikë nga kjo transfertë dhe duket se po dorëzohen pak nga pak në luftën për titull duke i dhënë kështu një “assist” Bayer Leverkusenit.

Në takimin e sotëm, Freiburg zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12’ me Gunter. Në të 35-ën, talenti Matthys Tel barazoi shifrat për bavarezët. Në pjesën e dytë Musiala realizoi golin e avantazhit për Bayern në minutën e 75’.

E kur dukej se skuadra e Tuchel do të dilte me pikë të plota nga kjo transfertë, Holer i prishi planet bavarezëve duke barazuar rezultatin dhe duke marrë një pikë me vlerë për Freiburg.

Bayern tashmë ndodhet në kuotën e 54 pikëve, në vendin e dytë, 6 pikë me pak se Leverkuseni kryesues, që do të luajë të dielën sfidën e saj ndaj Koln.