Një surprizë emocionuese ishte për Ilnisën në ditëlibndjen e saj, e cila u takua me të ëmën dhe të bijën e saj, pas një klipi që u transmetua në “prime” për rrëfimin e jetës së saj.

“Nuk e besoja që do tëkthehesha te vetja siç jam kthyer dhe nuk e di pse jashtë kjo duket si e pamundur. Kam mësuar që është kaq e thjeshtë dhe të vjen në mënyrë organike që të jesh njeri i mirë. Kjo më erdhi këtu dhe nuk e prisja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë.

Babai? Unë jam për të pika e dobët. Ai është për mua pika ime e dobët. Nuk gëlltitem dot. Dua që ai të jetë krenar. Dua që ta kuptojë se çdo ditë jam mirë. Ndoshta nuk është larg ajo ditë. Edhe e kam shumë merak Gonin”, ishin fjalët e Ilnisës pas klipit.

Më pas ajo doli jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe më pas shkoi në një studio ku takoi të ëmën, e cila më pas nuk i mbajti dot lotët.

“Dua ta shoh Ilnisën të fortë. Dua ta shoh Ilnisën që të flasi për atë bariun që ka kapur malin. Dua ta dëgjoj. Ilnisa ka shumë për të dhënë.

Babi Goni ndihet mirë, por kjo duhet ta bëjë akoma dhe më shumë krenar. Presim shumë më shumë”, tha e ëma e Ilnisës.

Më pas, ajo u takua dhe me të bijën, e cila solli për banoren një tufë me lule, të cilat nuk i mbajtën dot lotët.