Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan ku u prit në një takim nga homologu I tij Ilham Aliyev.
Detaje të takimin Begaj I ka ndarë përmes një foto të publikuar në rrjetin social X ndërsa shkruan: Takim produktiv me mikun tim të dashur.
“Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës sonë.” vijon më tej Begaj.