Ilir Beqaj ish-ministri i Shëndetësisë ka folur për mediat pas komunikimit të akuzës nga SPAK ditën e sotme. Beqaj ka thënë përpara gazetarëve se sipas tij hetimi është jo i plotë dhe se garantimin e kujdesit shëndetësor e ka pasur mision.
Nga ana tjetër Beqaj tha se sipas tij nuk janë hetuar dy elementë kryesor, nga siguria që tha procesi i sterilizimit në operacione dhe ulja e antibiotikëve. Midis të tjerash Beqaj shtoi se ky koncesion dhe proces, sipas tij i ka kursyer shtetit shumë para.
“Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para”, u shpreh ai.
Ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit. Në daljet e tij mediatike, Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.