U mbajt sot seanca në lidhje me kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për lejimin që të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Avokati i tij Genc Gjolutaj njoftoi se SPAK kërkon që Beriha të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve.

Sipas ligjit nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e punës.

GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin, që pritet të jepet rreth orës 15:30.

“Ju e dini që sot gjykimi ishte për kërkesën tonë që Berisha të futej në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne paraqitëm pretendimin tonë. Ata nuk pranojnë në mënyrë në absolute.

SPAK koncepton që Berisha të trajtohet nga ligji i të paraburgosurve, si një njeri i thjeshtë. Kjo është strategjia e Edi Ramës dhe atyre që e kanë stisur këtë çështje”, tha ai.