Prej 30 dhjetorit të kaluar në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë. Kërkon heqjen e masës që e ka izoluar prej 3 muajsh në banesë.

Nëpërmjet avokatëve Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit në arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO.

Rekursi është regjistruar 3 ditë më parë me 20/03/2024 ku gjyqtari RELATOR pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.