Xhensila dhe Besi tashmë kanë zyrtarizuar ndarjen. Lajmi ka qenë kryefjalë së fundmi në mediat rozë, kjo pasi dyshja ishin një nga çiftet më simpatikë dhe në postimet e tyre në rrjete sociale shihnin një panoramë të lumtur familjare, bashkë me vajzën e tyre Ajkën dhe djalin Amen.
Iconstyle raportoi më herët se, dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit dhe duket se po mbyllin një kapitull në jetën e tyre. Megjithatë për hir të fëmijëve, situata mes çiftit në sytë e ndjekësve apo publikut do të duket kaotike.