Jürgen Klopp do të largohet nga pankina në një sezon që përfundon në qershor, por kjo nuk do të thotë se ai do të distancohet plotësisht nga bota e futbollit, pavarësisht se do të ketë nevojë për të “rimbushur bateritë”.

“Daily Mail” raporton se në televizionin anglez është krijuar një betejë e vërtetë mes BBC-së dhe ITV-së, të cilët duan të nënshkruajnë me gjermanin, si një nga analistët e tyre ekspertë për Eurokupën, që do të luhet këtë qershor dhe korrik në Gjermani.

Të dy rrjetet po i bëjnë oferta të dëshpëruara Klopp-it, për të tentuar ta shtojnë atë në skuadrat e tyre, ndonëse mediat e sipërpërmendura bëjnë me dije se trajneri do t’i refuzojë në parim, pasi të përfundojë Premier League ai do të ndjekë Eurokupën si spectator dhe synon të pushojë. Në fakt, ai tashmë ka bileta për ta parë Gjermaninë në fazën e grupeve.

BBC duket se ka qenë më agresive nga të dy në qasjet e saj ndaj Klopp, ndërsa ITV po mban një qëndrim disi më konservator.