Biseda e oficerëve gjermanë e përgjuar nga Moska ka një qëllim dhe atë Putini e arriti: të përçajë mbështetësit e Ukrainës. Londra ka reaguar ashpër ndaj Gjermanisë, pas publikimit të bisedës nga Moska.
Sidomos në Britaninë e Madhe është shumë e ashpër kritika ndaj Gjermanisë pas bërjes publike të bisedës së përgjuar mes oficerëve të lartë të Bundeswehrit për përdorimin e mundshëm të raketave Taurus në Ukrainë. “Ne e dimë, se Gjermania është shumë e infiltruar nga shërbimet sekrete ruse, qjë që tregon se ajo as nuk është e sigurtë dhe as e besueshme”, tha ish-ministri i britanik Mbrojtjes, Ben Wallace sipas Londoner Times. Konservatori Wallace organizoi deri në gusht 2023 ndihmat e armëve për Ukrainën.
Të premten e kaluar u publikua në kanalet ruse të propagandës një bisedë 38 minutëshe e ushtrisë gjermane nën drejtimin e inspektorit të aviacionit luftarak gjerman, Ingo Gerhartz. Oficerët kanë përdorur për konferencën shërbimin WebEx. Një pjesëmarrës është regjistruar madje që nga Singapori. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e konfirmoi zbulimin e bisedës të dielën pasdite. “Sidoqoftë kjo do të thotë, që ne duhet të përgatitemi për çdo lloj lufte, edhe atë hibride, të informacionit, një luftë të disinformimit, sepse për këtë ky rast është një shembull i qartë.”
Nuk ka dyshim që Rusia bën një luftë hibride, dy vite pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, thotë Nico Lange, ekspert gjerman i sigurisë që punon edhe për Konferencën e Sigurisë në Mynih. Lange thotë se tek një luftë e tillë bën pjesë edhe “ndezja apo forcimi i konflikteve politike”. Ushtarakët gjermanë duhet të dëgjojnë pyetjen e pakëndshme, nëse ata kanë vepruar me shumë mendjelehtësi. A e ka të vështirë ushtria gjermane të përgatitet për luftën hibride të Moskës?
Kritika e ashpër nga Dhoma e Ulët britanike
Nga Dhoma e Ulët britanike vijnë kritika. Tobias Ellwood, ish-kryetar i komisionit të mbrojtjes duke iu referuar gjermanëve, pyet se “pse nuk u resektuan protokollet bazë konceptuale”? “Para intensitetit, me të cilin Rusia spiunon Gjermaninë dhe vende të tjera” është shprehur Ellwood për BBC, Moska nuk do të mësonte më shumë për Taurus, “sa di ndërkohë”. Konservatori kërkon “biseda serioze, se pse ka ndodhur një gjë e tillë”.
Sulm hibrid disinforimimi
Eskperti i sigurisë, James Davis nga Universiteti St. Gallen në Zvicër, nuk është i habitur. “Dyshoj se shumë nga aleatët janë të habitur, që Rusia spiunon biseda të ushtarakëve gjermanë.” Ai thekson se “ata ndoshta nuk janë as të habitur, që gjermanët janë të habitur, që thotë shumë për pozicionin e Gjermanisë brenda aleatëve.” Ky rast konfirmon mendimin që ekziston, se “Berlini i ka injoruar aftësitë ushtarake gjermane dhe se është naiv i pashpresë, kur bëhet fjalë për aftësitë dhe qëllimet e Moskës”, sipas Davis. Ky përgjim ka dëmtuar aleatët.
“Bëhet fjalë për një sulm hibrid të disinformimit, bëhet fjalë për përçarje, dhe minim të unitetit tonë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius dhe na duhet të reagojmë me mençuri por jo me më pak vendosmëri. Tek WebEx ka forma të certifikimit dhe për shembull në varësi të përmbajtjes WebEx mund të përdoret deri në shkallë të caktuar të sekretit, tha Pistorius që për momentin i ka përjashtuar pasojat për personelin ushtarak.
Shërbimi Informativ Ushtarak gjerman, MAD po heton, nëse janë injoruar standardet e sigurisë, sidomos në lidhje me platformën e zgjedhur të një ofruesi komercial të konferencave me video. /DW