Shqipëria ka marrë vlerësime nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes 7 vendeve të Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit.

Në një publikim të ditëve të fundit në faqen zyrtare te këtij institucioni shfaqen tregues befasues të zhvillimit të disa prej sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Duke shijuar ushqimin, motin dhe bregdetin, nuk pyesim veten pse turizmi mbetet sektori i shërbimeve me performancën më të mirë në Shqipëri, shkruhet në portalin e CEFTA.


Duke iu referuar eksporteve në sektorëve të tjerë të shërbimeve, raportohet se po lulëzojnë gjithashtu. Ja cilat janë faktet që publikohen në faqen e CEFTA:

Turizmi: 2.8 miliardë euro, rritje 66% në 5 vjet

Prodhimi: 625 milionë euro, rritje prej 86.7% në 5 vjet

Transporti: 506 milionë euro, rritje 113% krahasuar me 2017

IT: 156 milionë euro, rritje prej 77% në 5 vjet

Arritjet janë vlerësuar edhe në kuadër të kësaj marrëveshjeje tregtare. Sikurse dihet qëllimi i marrëveshjes ka qënë afrimi i rajonit të Ballkanit me tregun e vetëm të Bashkimit Europian. CEFTA shënon këtë vit 17 vjet tregti me vendet e rajonit.

Studimet kanë treguar se kontributi i CEFTA-s në eksportin e palëve vlerësohet ndërmjet 40% dhe 80%.

Vlejnë të theksohen rregullat e ndryshuara të origjinës, vendimi për lehtësimin e tregtisë elektronike, për njohjen e programeve dhe kualifikimeve profesionale të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, vendimit për heqjen e detyrimit për leje pune për furnizuesit e shërbimeve dhe transfertat brenda kompanive deri edhe te korsitë e gjelbra, duke siguruar një qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt të mallrave thelbësore.

Sot, rreth 25% e tregtisë së CEFTA-s është tregtia ndër-rajonale dhe rreth 75% për pjesën tjetër të botës, kryesisht me BE-në.