Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”. Seanca do të mbahet në orën 9:00. Kujtojmë se herën e kaluar seanca u shty për shkak të mosprezencës së gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë edhe Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec.
Minxolli ka mbërritur në ambientet e GJKKO. Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Mediu ka deklaruar në daljet e tij publike se nuk ka shkelur detyrën dhe ka respektuar të gjitha procedurat gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.