Për më shumë se 6 orë ish ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK.
I pyetur nëse ishte aty për çështjen e incineratorëve, apo për dosjen McGonigal ai u përgjigj se dëshmoi për ngjarje që kanë të bëjnë me detyrën që ka ushtruar
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai nuk pranoi të tregojë për çfarë u pyet, pasi sipas tij “është sekret hetimor”.
Gjiknuri: Nuk kam informacion për mediet. Është sekret hetimor. Është krejt e zakonshme që të japësh deklarime në prokurori për ngjarje për të cilat ke marrë dijeni gjatë ushtrimit të detyrës. Pse këtu i doni përgjigjet!