Diola Dosti, një personazh i njohur në Shqipëri, pas pjesmarrjes në Big Brother, është lidhur me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu.
Lidhja u konfirmua nga vetë Diola, e cila postoi disa foto në rrjetet sociale.
Erolld Belegu është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57 vjeç, ndërsa Diola 37.
Sigurisht diferenca e moshës ka shkaktuar dhe komente të shumta në rrjet.
Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku.
Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë.
Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, shkruan nutricionistja, e cila ka tre fëmijë nga martesa e parë.