Kili mposhti kombëtaren shqiptare 3-0. Një triumf i rëndësishëm për trajnerin e kilianëve, Ricardo Gareca. Ky i fundit debutoi me fitore në stolin e Kilit dhe këtë e bëri duke triumfuar ndaj kuqezinjve tanë.

Pas ndeshjesh mjaft i lumtur do të shfaqej 66-vjeçari, i cili theksoi se mposhti në skuadër që kishte disa ndeshje që nuk humbiste. Ndër të tjera nënvizoi se skuadra e tij ka ende shumë për të përmirësuar.

“Të lumtur, fitorja është gjithmonë ajo për të cilën ne synojmë dhe çfarë duan të gjithë. Më pas ka një performancë që duhet përmirësuar, pamë gjëra të rëndësishme nga djemtë, sidomos predispozicionin që kanë pasur dhe kanë.
Ne u përballëm me një rival të vështirë që nuk kishte humbur prej kohësh, që është kualifikuar në Euro2024 dhe kjo ishte një test i rëndësishëm për ne. Edhe pse ka gjëra për të përmirësuar, djemtë ishin të përfshirë në të gjithë ndeshjen. Jemi të kënaqur, por duke e ditur që duhet të përmirësohemi shumë.

Unë e vlerësoj besimin që na dhanë për të qenë në krye të një ekipi aq të rëndësishëm sa ekipi i Kilit dhe të bësh një debutim fitues është gjithmonë i rëndësishëm, por ky është vetëm fillimi. Sfida shumë të rëndësishme po vijnë në të cilat duhet të jemi shumë të fokusuar”, ka theksuar timonieri i kilianëve.