Ekipi i futbollit të Ukrainës u kualifikua në Kampionatin Evropian dhe për këtë sukses, gruaja e njërit prej futbollistëve të kombëtares u gëzua veçanërisht.
Bëhet fjalë për Anna Zubkovën , gjysmën më të mirë të Aleksandar Zubkov , anësorin e Shakhtar Donetsk. Ajo festoi ditëlindjen e saj, në ditën kur Ukraina mundi Islandën dhe u kualifikua në Kampionatin Evropian.
Fatkeqësisht, bashkëshorti i saj Aleksandar Zubkov (27) nuk pati mundësinë të luajë kundër Islandës. Trajneri Sergej Rebrov e la në stol. Anësori i Shakhtarit po kalon një sezon të shkëlqyer, ai luajti 19 ndeshje në kampionatin e Ukrainës, duke shënuar katër gola dhe duke regjistruar pesë asistime.