I ftuar në “Breaking” ka qenë deputeti i PS-së Petro Koçi i cili shprehet është kundër listave të hapura sepse kjo do “infektonte fushatën zgjedhore”.
Sipas tij në lojë do hynte paraja dhe korrupsioni dhe do bëheshe një proces i pakontrollueshëm.
Petro Koçi: Agjenda politike e opozitës ka qenë e fokusuar në çështje të tjera. Nga ana tjetër nuk është se ne kemi një krizë në çështjet e kodit zgjedhor dhe të vetë procesit zgjedhor. Nuk jemi këtu në një moment që do bëhet revolucion sepse ka dështuar kodi etj etj. Askush nuk ka thënë se është një kod i dështuar, por të gjithë kanë thënë që ka nevojë për rregullime. Janë propozimet e OSBE ODHIR-it, ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me çështjen e herësit, sipas së cilës herësi nuk mund të jetë matematikor. Unë mendoj që herësi është gjithmonë matematikor por gjykata ka thënë jo. Nëse herësi është mesatarisht është tek 10 mijëshi i votave, atëherë mund të ulet,a ta kanë kërkuar moderim. Nëse sistemi nuk ndryshon herësi do të mbetet. Me pjesën e dytë të listës së hapur, je i detyruar të ndryshosh herësin.
Dafina Hysa: Nuk do shkoni totalisht në lista të hapura?
Petro Koçi: Unë jam kundër sepse mendoj që kjo totalisht do ta infektonte , do ta infektonte rëndë fushatën zgjedhore. Do hynte në lojë paraja dhe do bëhej një proces i pa kontrollueshëm sepse do viheshin në lojë mijëra kandidatë të cilët do i vërsuleshin njerëzve për t’i shqyer. Unë mendoj që fushata ka nevojë të jetë më pak e qetë.