Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se BE-ja si ndërmjetëse e dialogut Kosovë-Serbi duhet të ketë qasje parimore e të barabartë ndaj palëve.

Jo ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjeve, jo duke u bazuar në nene të veçanta.

“Jemi thellësisht të përkushtuar. Kam potencuar gjatë këtij takimi se suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit në këtë rast të BE-së ndaj palëve dhe që është kruciale që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërisht marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit. Prandaj, qasja selektive vetëm e neneve të caktuara të marrëveshjes nuk do të ndihmojë sepse të gjitha nenet kanë rëndësi, prandaj edhe zbatimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Në këtë drejtim, angazhimi dhe roli i SHBA-së mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte drejt njohjes së ndërsjellë siç është përmendur në letrën e fundit të Presidentit Biden.

Falënderoj partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-në për konfirmimin e tyre të vazhdueshëm se rendi kushtetues, integriteti territorial dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës do të mbrohen përherë”, tha presidentja Osmani.