“Përparimi drejt barazisë gjinore po zhduket para syve tanë”, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Duke folur me grupin kyç të OKB-së për të drejtat e grave përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, Guterres tha se barazia gjinore është “300 vjet larg” sipas vlerësimeve më të fundit nga UN Woman, organizata e OKB-së e dedikuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Guterres përmendi numrin e lartë të vajzat që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen se shkojnë në shkollë, si dëshmi se shpresa për arritjen e barazisë gjinore “po bëhet gjithnjë e më e largët”.

“Të drejtat e grave po kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën,” tha Guterres, duke përmendur disa vende në veçanti, duke
përfshirë Afganistanin, ku tha se gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike.