Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj.
BBC raporton se Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit, më 2 korrik.
Një burrë 40-vje֛çar i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babi i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove.
Ata kanë përdorur Inteligjencën Artificiale, për të vendosur fytyrën e kryeministres italiane në trupin e një femre tjetër.
Të dy këto persona po akuzohen për shpifje. Sipas ligjeve italiane, rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.
Ekipi ligjor i Melonit ka thënë se nëse kërkesa e saj për dëmshpërblim pranohet, ajo do t’i dhurojë të gjitha paratë për të financuar një fond që i mbështet gratë që janë viktima të dhunës nga burrat.
Videot me pamje të montuara të Melonit datojnë prej kohës para se ajo të zgjidhej kryeministre, në vitin 2022.